• Tirane, ofroj vend pune Koordinator/e Trainimesh

NJOFTIM PUNËSIMI

Pozicioni: Koordinator/e Trainimesh

Përshkrimi: Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri kërkon të kontraktojë një koordinator/e në kuadër të Projektit “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal”. Koordinatori/ja do ti bashkohet ekipit ekzistues dhe do të lehtësojë trainimet, studimet dhe aktivitetet kryesore të projektit në bashkëpunim me drejtuesin e projektit, stafin dhe palët përfituese (institucionet dhe komuniteti LGBTI).

Detyrat:

- Koordinim i përgatitjes së vëzhgimeve, pyetësorëve dhe materialeve trainuese të projektit;
- Përgatitje dhe lehtësim i programit të trainimeve me të gjitha institucionet partnere të projektit (Bashkitë, shkollat, organizatat jo-qeveritare, mediat etj);
- Pjesëmarrje në aktivitetet trainuese me grupet e targetuara si lehtësues/e dhe koordinator/e;
- Asistencë e drejpërdrejtë në përgatitjen e Planeve të Veprimit dhe zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese nga Bashkitë;
- Koordinim i trainimeve dhe aktiviteteve të tjera me partnerët zbatues të projektit, përkatësisht Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
- Raportim i progresit, nevojave dhe rezultateve pranë drejtorit të projektit;
- Është i/e gatshëm/e të udhëtojë në qytetet e sipër-përmendura.

Kualifikime / Kërkesa

- Arsim i lartë në Shkencat Sociale si Punë Sociale, Shkenca Politike Administrim Publik etj;
- Njohuri të mira mbi funksionimin e administratës publike dhe institucioneve lokale;
- Njohuri dhe eksperiencë në fushat e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe ato LGBT në veçanti;
- Eksperience mbi 3 vjet në pozicione menaxheriale ose koordinuese në organizata të shoqërisë civile ose institucione publike;

Afatet e aplikimit dhe kontakt

Të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e emailit pinkembassy@crca.al brenda datës 20 Shtator 2015. Tema e Emailit duhet të jetë: “Aplikim Koordinator/e Kombëtar/e”. Në aplikim të bashkangjitet forma e aplikimit, të cilën e gjeni ne fund të këtij dokumenti, një CV shqip ose anglisht e përditësuar rrishtaz dhe një letër motivimi. Aplikimet që nuk përmbushin këto kritere do të refuzohen. Kandidatët që kalojnë fazën e parë do të kontaktohen për një intervistë pranë Ambasadës PINK brenda muajit Shtator 2015.

Deklaratë mbi trajtimin e barabartë dhe jo-diskriminues:

Ambasada PINK promovon dhe mbron në mënyrë aktive principet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues në të gjitha politikat e sa, përfshi edhe ato të punësimit. Ambasada PINK është e përkushtuar të kundërshtojë çdo formë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë bazuar në karakteristika të tilla si gjinia, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehja e identitetit gjinor, karakteristikat seksuale, gjendjen civile, etninë, kombësinë, racën, besimin, statusin shëndetësor, statusin e HIV-it apo çfarëdolloj karakteristike tjetër. Megjithatë, duke njohur ekzistencën e diskriminimit të shumëfishtë kundër personave LGBTI në shoqërinë shqiptare, në rastin e kualifikimeve të njejta mes kandidatëve, PINK do t’u japë përparësi kandidatëve LGBTI.
 


Apply WhatsApp
Back
Top