• Tirane, ofroj vend pune part time Senior Account Manager

Organizata “MEGAPHONE”, në kuadër të projektit “Qendra Burimore për Mbështetjen e Organzatave të Shoqërisë Civile”, kërkon të punësojë:

Pozicioni: Senior Account Manager
Tipi i kontratës: Kontratë shërbimi
Kohëzgjatja: 6-12 muaj

Detyrat kryesore të pozicionit janë krijimi i partnerëve të rinj dhe ndjekja e nevojave të ndryshme të partnerëve ekzistues. SAM është bashkëpunëtori më i afërt i partnerëve dhe nyja kryesore mes tij dhe organizatës. SAM njeh nga afër nevojat imediate të partnerëve dhe problematikat e tyre dhe si i tillë organizon punën ne interesin më të mirë të partnerëve.

Detyrat Kryesore:
• Krijimi i kontakteve/parteriteteve të reja për Qendrën Burimore për Mbështetjen e Organzatave të Shoqërisë Civile
• Përgatitja dhe prezantimi i risive për partnerët e rinj dhe aktualë
• Dokumentimi i të gjithë kontakteve në CRM-në e MEGAPHONE
• Ndjekja e nevojave të ndryshme të partnerëve ekzistues
• Puna ne grup me stafin e MEGAPHONE për realizimin e detyrave të caktuara

Aplikanti duhet të ketë:
• Diplomë universitare, preferohet profili Marketing ose BA.
• Njohje të mira të sektorit të OJF në Shqipëri, avantazh eksperienca në ketë sektor.
• Njohuri e shkëlqyer e gjuhës angleze (e shkruar dhe e folur)
• Njohuri në fushën e mediave multimediave dhe kanaleve të ndryshme të komunikimit marketing
• Njohuri baze lidhur me internet marketing dhe mediat sociale
• Të njohë mire kompjuterin, paketën MS Office dhe programet e komunikimit
• Etikë pune dhe korrektese
• Të jetë i/e aftë për të punuar në grup dhe nën trysni.

Periudha e aplikimit: 07 Shtator 2015 – 17 Shtator 2015.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: career@megaphone.al, duke vendosur si subjekt: Aplikim për Senior Account Manager.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Tel. : +35544321321
 


Apply WhatsApp
Back
Top