• Katar, Menaxher Operacional, Paga 2700 USD+ bonus.

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k.", Departamenti i Punësimit me Jashtë, ka nisur procesin e selektimit për Postin:

Menaxher Operacional/ Sektori I Automjeteve të Rënda.

Roli:

Menaxheri Operacional është përgjegjës për sektorin e shitjeve dhe menaxhimin e sektorit të dhënies me qera dhe nënkontraktimin. Raporton tek CEO.

Detyrat kryesore:

• Të sigurojë klientë të rinj dhe të mbajë marrëdhëniet me klientët ekzistues.
• Përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të mjeteve që jepen me qera dhe nënkontraktimin, per mirëmbajtjen (dyqanet/shërbimet mbështetëse/mekanikët)
• Lidhjen e kontratave dhe ndjekjen e procesit deri në mbylljen e pageses nga klientët.
• Planifikim e mjeteve dhe nënkontraktimeve të nevojshme përmbushur nevojat e kompanisë.
• Bën inventarin dhe identifikon nevojat për blerje apo zëvendësim të pajisjeve,automjeteve, etj


Edukimi dhe eksperienca:

• Të ketë kryer studimet e larta , Preferohet në degët e Ekonomikut.
• Kandidati duhet të ketë eksperiencë në Marketing dhe Shitje (preferohet në sektorin e dhënies me qera të automjeteve të rënda të ndërtimit (makina ndihmese,vinc, eskavatore etj)
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Njohuri të mira të paketes Microsoft Office.


Aftësi të tjera:

• I aftë të menaxhoje kohën në një ambjent dinamik.
• I aftë të punojë nën presion dhe të jape rezultate brenda një kohe të shkurtër.
• Të kryejë detyra administrative.

Paga: 2700 USD
Akomodimi i siguruar (apartament më vete).
Makinë në dispozicion.
Benefite të tjera.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
admin@ahrs.al brenda datës 25.09.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae (me foto dhe në Gjuhën Angleze).
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Për më shumë informacione jeni të lutur të na kontaktoni në: 066 20 92 424.

Me ne më të sukseshëm!
__________________
 


Apply WhatsApp
Back
Top