• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues mjekësor

Jemi Kompani Farmaceutike me qendër në Tiranë që importojmë dhe shpërndajmë në tregun Shqipëtar produkte farmaceutike.
Jemi të interesuar të punësojmë një punonjës/e në pozicionin:
Përfaqësues mjekësor (M/F)

Profili i punës
• Të realizojë me përpikmëri dhe në mënyrë krijuese aktivitetet promovuese të produkteve të kompanisë në zonën përkatëse.
• Të ndjekë së afërmi ecurinë e çdo veprimtarie në veçanti dhe të raportojë periodikisht për ecurinë në përputhje me kërkesat e përcaktuar paraprakisht.
• Të zhvillojë dhe të mbajë mardhënie të ngushta me personelin mjekësor.
• Të sigurojë mbulim total të zonës që mbulon.

Aftësitë dhe kualifikimet
• Të ketë studiuar për Farmaci ose Mjekësi e përgjithshme(Diplomë universitare)
• Eksperiencë e mëparshme pune në ketë fushë. Njohuri dhe përvojë të drejtpërdrejtë në tregun farmaceutik Shqipëtar
• Njohuri në fushën e marketingut farmaceutik
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Njohuri shumë të mira kompjuterike
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
• Mosha deri në 40 vjeç
• Të jetë i/e gatshëm të lëvizë jashtë Tirane(në rrethe)
• Leje drejtimi automjeti kategoria B

Nëse jeni të interesuar Ju lutem dërgoni CV Tuaja.

Cel. : +355674008858
 


WhatsApp
Back
Top