• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Njesia e Zhvillimit te Sistemeve te Informacionit

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

• Kryerja e proceseve ditore të mbylljes së sistemit bankar dhe kryerja e backup-eve të sistemeve të informacionit.
• Përgjegjës për suportin e përdoruesve dhe zhvillimin e trajnimeve të ndryshme.
• Monitorimi i proceseve kritike ditore për të siguruar funksionalitetin 99% të kohës për sistemin kryesor të bankës dhe aplikacionet e tjera software.
• Aplikimi i procedurave të mirëmbajtjes në sistemet kryesore të bankës dhe për rimëkëmbjen e platformave software për të siguruar vazhdimësinë e punës së biznesit në bazat e të dhënave të kompanisë.
• Instalimi i platformave, konfigurimi i serverave dhe sistemeve të informacionit, ndërfaqeve të komunikimit midis sistemeve dhe mjeteve të ndryshme të raportimit.
• Përditësimi i programeve të bankës; si dhe implementimi, testimi dhe dokumentimi i përmirësimeve të proceseve në sistemet e informacionit dhe aplikacionet e tjera software.
• Zhvillimi dhe konfigurimi i moduleve për hedhjen e të dhënave nga përdoruesit dhe përcaktimi i privilegjeve të aksesit në mbështetje të ndryshimeve të proceseve të punës së biznesit.
• Zhvillimi i raporteve dhe mjeteve të kontrollit për validimin e të dhënave të përdoruesve, zhvillimi, identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të komunikimit midis sistemeve të informacionit.
• Mbështetja e skuadrës së zhvilluesve gjatë aktiviteteve të migrimit të të dhënave ndërmjet sistemeve të bankës.

Kërkesat për Pozicionin:

• Diplomë universitare (master profesional/shkencor) në shkencat kompjuterike, inxhinieri informatike dhe degë të tjera të ngjashme.
• Minimumi 1 vit eksperiencë në implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve bankare.
• Eksperiencë 3 vjeçare në projektim dhe menaxhim të bazave të të dhënave relacionale (RDBMS), multi-dimensionale (jBase), dhe njohuri të avancuara në SQL.
• Zotërim i gjuhëve të ndryshme programimi si Java, PHP, .NET si dhe njohuri mbi konfigurimin dhe suportin e webservers si Microsoft IIS, Apache, Reporting Services, Jetty dhe FTP.
• Njohuri të përgjithshme mbi sistemet e operimit Windows Server, Unix, Linux.
• E preferueshme zotërimi i çertifikatave te ndryshme si Microsoft, SQL etj.
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
• Aftësi organizative për të punuar i pavarur dhe si pjesë e një skuadre pune.
• Të jetë fleksibël për t’ju përshtatur ngarkesës së punës dhe disponibilitet në raste avarie të sistemeve të informacionit.
• Të ketë integritet dhe të jetë i përgjegjshëm.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkates deri ne daten 18 shtator 2015.
 


Apply
Back
Top