• Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Kamarier në Restorant

Bar Restorant Piceri “VERANDA” pozicionuar në TEG, tashmë destinacioni juaj i preferuar i kulinarisë në Qendrën më të madhe Tregtare në Shqipëri & Rajon,

kërkon të punësojë: "Ndihmës Kamarier në Restorant"


Përshkrimi i pozicionit të punës:

Ndihmës kamarieri në restorant është personi që asiston kamarierin në veprimtarinë e tij të përditshme në menaxhimin e fluksit të klientëve, duke e ndihmuar të realizojë një shërbim sa më korrekt, cilësor dhe të pëlqyeshëm për klientin.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

1. Ndihmon kamarierin gjatë servirjes së produkteve në tavolinë sipas porosisë së klientëve,
2. Plotëson herë pas here servisin sipas radhës së produkteve të porositura nga klientët,
3. Servir herë pas here pijet, ujin, lëngjet, si dhe asortimentet e tjera plotësuese sipas porosisë.
4. Kryen cdo detyrë tjetër për plotësimin e shërbimit, në mënyrë që ai të realizohet në formë sa më korrekte dhe cilësore ndaj klientit.

Kualifikimi /Eksperienca & Aftësitë

• Të ketë diplomë të shkollës së Mesme
• Të ketë minimalisht 1 vit experiencë pune
• Të ketë aftësi të mira komunikimi
• Të ketë aftësi të transmetojë te klienti mirësjellje dhe etikë
• Njohja e gjuhës Agleze dhe Italiane përbën avantazh

Mënyrat e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV në adresën email : hracrem@acrem.al

ku në subjekt të email alplikanët janë të lutur të specifikojnë qartë pozicionin e punës për të cilin aplikojnë.

Mbyllja e aplikimeve: dt. 5 Shtator

Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top