• Tirane, ofroj vend pune Specialist shitjesh për materiale elektrike

eppc kërkon një Specialist shitjesh për materiale elektrike për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë kryesore në vend, në tregtimin e materialeve elektrike.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kompania është në kërkim të një kandidati me background elektrik i cili duhet të ketë njohuri dhe përvojë pune në fushën e materialeve elektrike.
Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, bindëse dhe shitjeje.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Arsimi i mesëm elektrik; (Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike përbën avantazh)
• Të ketë njohuri të mira të materialeve elektrike dhe të jetë marrë me shitjen e tyre;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe asaj Italiane;
• Të jetë familjar me përdorimin e kompjuterit dhe paketës MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist shitjesh për materiale elektrike;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 26 Shtator 2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top