• Ofroj vend pune Drejtor Marketingu

PËRSHKRIMI I PUNËS

Drejton sektorin e marketingut të revistës dhe portalit të saj online shije.al. Gjen klientë potencialë për reklamimin e bizneseve apo produkteve të tyre dhe menazhon marrëdhëniet me ta.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Është përgjegjës për imazhin e revistës dhe portalit të saj online shije.al
2. Ndërton strategjinë e reklamimit dhe gjen mjetet e duhura për imlementimin e saj. Përzgjedh dhe bashkëpunon me agjensitë e reklamave për fushata të ndryshme publicitare.
3. Ndërton strategjinë për Rrjetet Sociale duke gjetur forma atraktive për të nxitur ndjekësit të jenë sa më aktivë.
4. Analizon të dhënat e shitjeve, nivelin e shikueshmërisë së portalit, targeton grupet e interesit dhe mbi bazën e tyre përzgjedh materialet e duhura për ndjekësit në rrjetet socilale dhe i publikon ato.
5. Seleksionon kompanitë dhe bizneset e përshtatshme, potenciale për të reklamuar aktivitetet apo produktet e tyre në faqet e revistës dhe në portalin shije.al.
6. Përpunon dhe rifreskon materialet prezantuese. Ndërkohë, gjen mënyra inteligjente për t’ua prezantuar ato klientëve potencialë, duke i bindur ata për efikasitetin e reklamave të tyre.
7. Mban hapur komunikimin me zyrat respektive të marketingut të reklamuesve dhe u jep atyre gjithë informacionin e nevojshëm në mënyrë trasparente.
8. I sugjeron redaksisë së revistës dhe portalit shije.al tema të caktuara, artikuj promocionalë dhe ide të ndryshme që kanë lidhje me elemntë komercialë.

KULIFIKIME

1. Të ketë përfunduar arsimin e Lartë. Preferohet në Marketing, Menaxhim Biznesi ose Gazetari.
2. Të njohë shumë mirë mekanizmin e reklamimit në internet.
3. Duhet të ketë njohje shumë të mira të Rrjeteve Sociale si: Facebook, Instagram, Pinterest, Google+, Youtube, Twitter etj.
4. Të ketë eksperienca pune në media, agjensi marketingu ose pozicione pune të ngjashme
5. Të njohë shumë mirë gjuhën angleze. (Njohja e një gjuhe të dytë do të konsiderohej si avantazh)
6. Aftësi shumë të mira komunikuese, vetëbesim dhe ambicie profesionale.
7. Aftësi të shkëlqyera analitike.
8. Aftësi për të punuar në grup.
9. Të jetë i disponueshëm për të punuar jashtë orarit kur është e nevojshme.


Dergoni CV-ne tuaj ne: abamllari@gmail.com

Ose kontaktoni ne: 069 20 46991
 


Apply WhatsApp
Back
Top