• Tirane, ofroj vend pune Key Product Manager

Fufarma sh.a. është ndërmarrja e parë farmaceutike në Shqipëri. Që nga viti 1946 ne përpiqemi me përkushtim për të plotësuar në kohë dhe cilësi nevojat e pacientëve dhe të institucioneve shëndetësore për barna dhe materiale mjekimi.
Për nevoja të rritjes së veprimtarive tona si dhe të zgjerimit të bashkësisë së produkteve tona me shumë artikuj të rinj, ne dëshirojmë të punësojmë:
“ KEY PRODUCT MANAGER”

Detyrat kryesore:
Punonjësi i ngarkuar si “KEY PRODUCT MANAGER” ka si detyrë të:
 Përgatisë për aprovim draft-programin e fushatës sensibilizuese të produkteve që ka në ngarkim, duke përfshirë këtu:
• Një identifikim realist të rezultateve të pritshme
• Një analizë të plotë të burimeve njerëzore, materiale, financiare, etj. që parashikohet të nevojiten për arritjen e objektivave.
• Një identifikim të objektivave të pjesshëm dhe të etapave kohore për realizimin e secilit prej tyre, në mënyrë që të sigurohet kost-efektiviteti i fushatës në tërësinë e saj.
• Identifikimin e instrumenteve të përshtatshme monitoruese të efektivitetit të secilës pjesë së fushatës sensibilizuese (pra përcaktimin e indikatorëve të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, sasiorë dhe cilësorë që do të shërbejnë për vlerësimin në kohë reale të punës së kryer).
• Të realizojë me përpikmëri dhe në mënyrë krijuese fushatën sensibilizuese në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë personat e tjerë të përfshirë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në këtë fushatë.
• Të ndjekë së afërmi ecurinë e çdo veprimtarie në veçanti dhe të raportojë periodikisht për ecurinë në përputhje me indikatorët e përcaktuar paraprakisht.

Aftësitë dhe kualifikimet:
1. Diplomë Universitare (parapëlqehen persona të diplomuar në degët, Marketing, Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, Veterinari, Biokimi)
2. Përvojë në detyra të ngjashme (Nëse kjo do të mbështetet edhe me referenca të përshtatshme do përbëjë përparësi)
3. Njohuri dhe aftësi të përshtatshme në fushën e marketingut dhe sidomos në lëmin farmaceutik (vërtetimi me diploma, çertifikata, apo dokumente të tjera provuese do të përbënte përparësi)
4. Njohuritë apo përvoja e drejtpërdrejte në tregun farmaceutik shqiptar përbën përparësi.
5. Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bindëse
6. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
7. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
8. Njohuri të mira kompjuterike
9. Leje drejtimi automjeti, klasi B
10. I gatshëm të udhëtojë brenda (në rrethe) dhe jashtë vendit.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe dokumentet e përshtatshme shoqëruese me email me subjekt: “KEY PRODUCT MANAGER”, në adresat e e-mailit: gdudushi@fufarma.al ; fufarma@fufarma.al

Tel. : 042 363 171
 


Apply
Back
Top