• Tirane, ofroj vend pune Këshilltar Financiar për Bizneset e Vogla dhe të Mesme

Qëllimi i punës:

Të menaxhojë analizën financiare për të gjitha aplikimet për kredi mbi një limit të caktuar shume të gjeneruara nga stafi i shitjeve në degë si dhe identifikimi i mundësive të shitjes në bizneset e vogla në treg dhe gjenerimi i klientëve të rinj, në mënyrë që të arrihen objektivat e caktuara.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:


1. Ofron këshillim financiar dhe shërbim cilësor ndaj klientit;
2. Negocion termat e kredisë me klientin;
3. Analizon kapacitetin financiar të klientit për shlyerjen e kredisë së kërkuar duke analizuar riskun përkatës në përputhje me politikat dhe procedurat e kompanisë;
4. Siguron dhe drejton analizën e të gjitha të dhënave të nevojshme financiare;
5. Vepron si person shitës për të gjetur klientët potencial, individë apo biznese që kanë nevojë për financime dhe për t'i bindur ata për të marrë kredi;
6. Zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
7. Inicion aktivitete shitje në mënyrë aktive në funksion të arritjes së objektivave për bizneset e vogla dhe të mesme.

Kërkesat e pozicionit:


• Diplomë universitare në Ekonomi;
• Eksperiencë të paktën 2 vjeçare në të njëjtën fushë;
• Aftësi të shkëlqyera analitike në përpunimin e analizave financiare;
• Aftësi për të tërhequr dhe mbajtur marrëdhënie me klientët e biznesit;
• Aftësi të mira komunikuese dhe vetëmotivuese;
• Aftësi të provuara për të gjeneruar dhe mbajtur rrjet kontaktesh
• Patentë drejtimi automjeti.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkates deri në datën 6 shtator 2015. Forma e aplikimit kërkon edhe një letër motivimi përveç të dhënave të CV-së.
 


Apply
Back
Top