• JUPITER GROUP kërkon të rekrutojë Punonjëse Shitjesh.

JUPITER GROUP kërkon të rekrutojë Punonjëse Shitjesh.

Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjëse për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve.

Detyrat dhe Përgjëgjesitë:

• Mirëpret me etike të lartë profesionale çdo klient që afrohet pranë produkteve.
• Ofron konsulencë, sugjerime si dhe marketing me qëllim final arritjen e shitjeve.
• Kryen kontrolle periodike dhe operon për vendosjen e rregullt të produkteve.
• Siguron që ambjeti i punës përreth të jetë shumë i pastër dhe i sistemuar.
• Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes gjatë gjithë kohës në punë.
• Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
• Pranon të gjitha detyrat e tjera që kanë lidhje me operacionet e shitjeve dhe dyqanit.

Kualifikimet e Kërkuara:

• Preferohet të jetë e moshës 22-30 vjeç.
• Preferohet të ketë mbaruar nivelin bachelor në fushën e IT-së.
• Preferohet të ketë eksperienca të ngjashme pune si shitje ne kanceleri apo fotokopjime.

Aftësite e kërkuara:

• Të jetë e gatshme dhe e aftë të punojë në grup.
• Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë e paraqitshme, dhe e sjellshme me njerëzit.
• Të jetë natyrë entuziaste dhe ambicioze.


Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail:

hr@jupiter.al

Cel. : 00355682045535

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.
 


Apply WhatsApp
Back
Top