• Tirane, ofroj vend pune Recepsionist

GENER 2 SH.P.K
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

 PËRSHKRIM I SHKURTËR I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Titull: Recepsionist pranë ABA Business Center

 PERSHKRIMI I POZICIONIT
Recespsioniste pranë njësive të biznesit të ABA Business Center. Siguron një shërbim recepsioni miqësor, profesional dhe eficent, vepron si pika e parë e kontaktit me klientët dhe vizitorët e njësisë së biznesit.

 DETYRAT KRYESORE
 Pret, komunikon dhe rregjistron vizitorët/klientët/përdoruesit që janë te interesuar të hyjnë në mjediset e kompanisë.
 Zbaton procedurën e hyrje/daljes në mjediset e kompanisë.
 Krijon dhe administron bazen e të dhënave (emër, numër telefoni, adresën e vendndodhjes, adresën postare, adresën e postës elektronike, etj) per firma/persona me të cilët kompania ka komunikim.
 Krijon dhe administron bazën e të dhënave (emër, numer telefoni, adresen e vendndodhjes, adresën postare, adresën e postës elektronike, etj) për qeramarresit, klientët dhe perdoruesit e shërbimeve të kompanise;
 Administron korrespondencën me anë të postës elektronike në adresën elektronike të vendit të punës.
 Komunikon me personat që paraqiten në recepsion dhe organizon komunikimin e tyre me personat e interesuar pas marrjes së konfirmimit perkatës nga pritësi;
 Njeh detyrat specifike të postit të punës “Sekretare”, dhe me kërkesë të eprorit I zbaton ato.
 Zbaton normat më të mira të komunikimit me personelin dhe vizitorët.
 Realizon detyra të tjera që i ngarkohen kohë pas kohe.

 KRITERET KRYESORE

• EDUKIMI
Diplomë Bachelor në shkenca shoqërore
• GJUHË TË HUAJA
Anglisht (shkëlqyer)
Italisht (shumë mirë)
• NJOHURI KOMPJUTERIKE
Microsoft Office
• EKSPERIENCË E PËRGJITHSHME
Eksperiencë pune në kontakt direkt me klientin
• Të tjera
  • Të ketë aftësi komunikimi
  • Të ketë aftësi për të punuar në grup
  • Të ketë iniciativë

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 19 Gusht 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top