• Tirane, ofroj vend pune Shofer/Shpërndarje/Magazinim

Aleat Shpk, është një kompani shqiptare me sipërmarrje të përbashkët të Idemia Identity & Security dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve. Për organizatën tonë ne jemi duke kërkuar për një SHOFER/SHPËRNDARJE/MAGAZINIM me kontratë të përcaktuar kohore 3 mujore.

KËRKESAT

  1. Diplomë të shkollës së mesme.
  2. Minimumi 5 vjet përvojë në drejtim automjeti.
  3. Njohja e anglishtes është një avantazh.
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  5. Aftësia për të drejtuar nje mjet me shumë pasagjerë në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme.
  6. Fleksibël për të punuar kohë shtesë dhe gjatë fundjavave.
  7. Fleksibël për të udhëtuar në të gjithë Shqipërinë.
  8. Njohuri të gjerë të infrastrukturës gjeografike të Shqipërisë.
  9. Aftësia për të njohur nevojat e mirëmbajtjes së automjetit.
  10. Aftësia për të kryer riparime të vogla të automjetit.

DETYRAT

  1. Drejton dhe mirëmban automjetin e transportit me një fokus në sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve.
  2. Kryen inspektimin e automjetit para dhe pas udhëtimeve.
  3. Kryen mirëmbajtje të vogla të automjetit kur është e nevojshme.
  4. Kryen furnizimin e automjetit me karburant dhe kujdeset që serbatori të jetë gjithmonë në gjendje optimale para udhëtimeve.
  5. Sigurohet që mirëmbajtja periodike e planifikuar e automjetit është e përfunduar dhe e raportuar.
  6. Dokumenton përdorimin e automjetit.
  7. Përgatit raportet e udhëtimeve.
  8. Përgatit raporte të aksidenteve dhe incidenteve sipas nevojës.
  9. Kryen shërbime të tjera si shpërndarje/magazinim kur nuk është i angazhuar në shërbimin e transportit.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë një cv të plotë me detaje të edukimit dhe eksperiencave si dhe me foto, pranë burime.njerezore@aleat.com ose Departamenti i Burimeve Njerëzore, Aleat sh.p.k, Rruga Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Me dërgimin me postë elektronike të jetëshkrimit (CV) në adresën e treguar në këtë njoftim, kandidati për punë pranon që shoqëria ALEAT Sh.p.k të përpunojë të dhënat e tij/e saj personale për qëllimin e punësimit, në përputhje me legjislacionin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe politikat e privatësisë së rekrutimit të publikuar në linkun https://www.aleat.al/al/politika-privatsise.
 


Apply
Back
Top