• Tirane, ofroj vend pune vend praktike Praktikë profesionale në mbështetje të zhvillimit të projekt

Përshkrimi i punës:
• Punë kërkimore në mënyre aktive për të identifikuar mundësitë për projekte të reja potenciale;
• Të ndihmojë me vendosmëri në grumbullimin, përcaktimin dhe analizën e informaciot në lidhje me kërkesat dhe qëllimet e projekteve të reja;
• Përgjegjës për hartimin e 1-2 faqe me përshkrimin e kërkesave anëtarët e ekipit të projektit;
• Të kuptojë se si janë përcaktuar mjetet e menaxhimit dhe qëllimet dhe të sigurojë që procesi është në përputhje me vizionin dhe objektivat e brendshme të CBS;
• Të ndihmojë me regjstrimin në platformën përkatëse të CBS, detyrat e çdo departamenti dhe mbarëvajtjen e procesit;
• Të shqyrtojë dhe hartojë dokumentacion të standartizuar për projekte të vogla;
• Të përmbushë detyra të tjera ditore të caktuara sipas nevojës së departamentit;

Praktikanti duhet të jetë në përfundim të studimeve universitare ose në vazhdim të studimeve master në fushat:
• Administrim Biznesi
• Ekonomi apo fusha të ngjashme
• Ekonomi Informatike

Aftësitë e kërkuara:
• Aftësi të forta ndërpersonale për të punuar me një gamë detyrash;
• Aftësi kërkimore të forta dhe angazhim në sigurimin e detyrave me cilësi të lartë;
• Aftësi profesionale të forta komunikimi dhe punës në ekip;
• Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
• Aftësi IT, duke përfshirë përpunim teksti, internet dhe sistemeve të e-mail;
• Aftësi të mira analitike;

Periudha e praktikës: 3 muaj (me mundësi rinovimi) Orari i Punës: E Hënë-E Premte
Tipi i praktikës: CBS do të ofrojë një pagesë minimale mujore Volumi javor: 20-25 orë
Si të aplikoni për këtë pozicion:
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju mund të plotësoni aplikimin on-line nëpermjet www.cbs.al në kategorinë “Përfshihu në CBS”. Nëse do të keni pyetje jeni të lutur të na shkruani në adresën e e-mail: info@cbs.al duke përdorur si subjekt titullin “Praktikë Profesionale në mbështetje të zhvillimit të projekteve”.
 


Apply
Back
Top