• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues shitjeje per makina me qira , guide dhe shofer

Ky perfaqesues shitjeje, guide dhe shofer kerkohet te konsideroje klientin si prioritetin kryesor. Fokusi yne eshte te plotesoje nje sherbim te plote e te kujdesshem per cdo klient, e per cdo sherbim ne telefon, zyrat e makinat shoqeruese te tyre.
Detyrat kryesore qe do te kryeje personi :
1. Arritjen e targeteve kryesore te dhena nga ekipi menaxhues per dhenien e makinave me qira
2. Arritjen e nje kuote te perditshme ditore per takimet me klientet potenciale, dergimi I te gjitha paketave te duhura te sherbimit, e materialet e broshurat e shitjes me email ose menyra te tjera
3. Menaxhon te gjitha telefonatat qe vijne nga kliente te ndryshem ne kompani per te marre oferta e informacion dhe ndan punen me koleget e tjere per te perfunduar shitjen ne raste te ndryshme.
4. Mban dhe zhvillon raporte dhe marredhenie shume te mira me te gjithe punonjesit e tjere te kompanise.
5. Ndjek te gjitha perpjekjet per te shitur me klientet qe jane kontaktuar me pare me broshura dhe emaile.
6. Krijon raporte ditore ne fund te dites se punes dhe ia raporton ato menaxherit te shitjeve.
7. Merr aprovimin e menaxherit per cdo tariff qe kerkohet te dale pertej tarifave standarte me ulje ne baze te politikave te kompanise.
8. Ka njohuri te plote mbi te gjitha pjeset e brendshme dhe te jashtme te makinave qe jepen me qira dhe ka aftesi mjaft te mira ne drejtimin e cdo mjeti te kompanise.
9. Kryen shoqerimin dhe rolin e guides, per te gjitha rastet qe i kerkohen nga menaxheret per kliente te ndryshem
10. Eshte I informuar me te gjitha zonat turistike dhe guiden e kompanise, si edhe me informacionet me te fundit mbi restorantet, klubet, baret, vendet e eventet e ndryshme artistike e sportive, e pika te tjera interesi ne menyre qe t’u ofroje sugjerime klienteve te kompanise.
11. Ka njohuri te mira per gjeografine dhe historine e Shqiperise.
12. Ndermerr iniciativa per te permiresuar punen ne grup e per te arritur metoda sa me eficente per arritjen e objektivave te kompanise
13. Kryen edhe detyra te tjera qe I ngarkohen nga supervizori perkates.
Kriteret:
1. Aftesi shume te mira komunikimi
2. Aftesi te drejtimit te automjetit
3. Etika dhe Integriteti si elementet baze te punes se individit
4. Njohuri shume te mira ne perdorimin e gjuhes angleze/italiane. Eshte favor te dije gjuhen gjermane.
5. Kerkohet person qe te jete mjaft I kujdesshem ndaj detajeve dhe me perkushtim te larte
6. Njohuri shume te mira te paketes baze te Microsoftit (word, excel, PowerPoint etj)
7. Aftesi te punoje ne grup si edhe ne menyre te pavarur.
8. Aftesi shume te mira per te menaxhuar situata te ndryshme te veshtira
9. Kerkohet nje person i perpikte, e me aftesi mjaft te mira shitese dhe negociuese

Te gjithe kandidatet e te interesuarit duhet te dergojne CV e tyre ne adresen e emailit office@albakontroll.al . Do te kontaktohen vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per interviste.
Te gjitha aplikimet do te konsiderohen me konfidencialitet te plote.
Afati i dorezimit te aplikimeve eshte deri me date 25 Korrik 2015.

Cel. : 0682035077
 


Apply WhatsApp
Back
Top