• Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshëm "Senior"

Pozicioni Vakant: Audit i Brendshëm “Senior”


Detyrat dhe Përgjegjësitë

- Ndihmon në identifikimin dhe vlerësimin e risqeve të ndryshëm të shoqërive të Grupit dhe siguron inputin e duhur për vlerësimin e tyre në ndërtimin e kontrolleve për Planin Vjetor të Auditit.
- Kryen procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e problematikave në bazë të intervistimeve dhe diskutimet me personat përgjegjës, rishikimin e dokumentacionit, si dhe dokumentimin e proceseve dhe procedurave të ndjekura.
- Dokumenton proceset e kontrolleve të kryera në përputhje me Manualin dhe Proceduren e Auditit.
- Identifikon, zhvillon, dhe dokumenton proceset e auditimit, jep rekomandimet për përmirësimin e tyre përmes gjykimit të pavarur në lidhje me çështjet e shqyrtuara dhe jep direktivat e përgjithshme në ndërtimin dhe/ose përmirësimin e procedurave të departamentit/shoqërise së Audituar.
- Identifikon dhe rekomandon nevojën për kontrolle specifike të paplanifikuara apo dhe për të përsëritur një kontroll jashtë periodiciteteve të parashikuar në planin vjetor, në bazë të njohurive të fituara gjatë vëzhgimit të një procesi.
- Monitoron, udhëheq, rishikon punën dhe kontrollet e kryera nga stafi i nivelit më të ulët (psh. Junior, Specialist) brenda dep. të Auditit dhe e transmeton tek Drejtuesi i Departamentit.
- Komunikon/ndihmon në komunikimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve përmes raporteve të shkruara dhe prezantimeve verbale sipas afateve të përcaktuara në procedurën e punës.
- Respekton afatet e parashikuar në planin vjetor për kontrollet e mbuluara nga ai vetë.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Manaxheri i Departamentit



Kualifikimet e Kërkuara

Edukimi:
- Diplomë Universitare
- Trajnime specifike në këtë fushë
- Auditori i Brendshëm i Çertifikuar (CIA, e preferuar).
- Çertifikimin profesional në një zonë të lidhur të tilla si IT Auditimit, ose të kontabilitetit

Eksperiencë Pune:

- Jo me pak se dy vjet me kohë të plotë përvojë në fushën e Auditimit te Brendshëm/Jashtëm, operacioneve, kontabilitet, analiza e biznesit, ose vlerësim programi.


Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@balfin.al

2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:




Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 11,
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 02/08//2015




Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.​
 


Apply
Back
Top