• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Blerjesh dhe Logjistike

eppc kërkon një Specialist/e Blerjesh dhe Logjistike për klientin e saj, lider ne Shqipëri dhe në tregun botëror në fushën e pllakave, hidrosanitareve, kuzhinave, sistemeve të ndërtimit dhe planifikimit të hapësirave të brendshme të banimit dhe tregtare.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizimin me produktet dhe pajisjet e nevojshme;
• Kryen porositë, kërkesat dhe negocion për blerjen e pajisjeve dhe produkteve të kompanisë;
• Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë;
• Ndjek procesin e transportit dhe logjistikës;
• Përgjegjës/e për vendosjen e kodeve për cdo produkt, pajisje;
• Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera brenda kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Të ketë njohuri të mira në fushën e blerjeve dhe/ose logjistikës;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe etikë të mirë profesionale;
• Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhët Angleze dhe Italiane (kriter i domosdoshëm);
(Spanjishtja përbën avantazh)
• Përdorim shumë i mirë i paketës Microsoft Office dhe Internetit;
• Të jetë i/e shkathët dhe i/e motivuar për tu zhvilluar profesionalisht;
• Të ketë aftësi të mira organizimi, koordinimi dhe bashkëpunimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist/e Blerjesh dhe Logjistike;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Administratori;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit/es;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 5 Gusht 2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top