• Tirane, ofroj vend pune Konsulent shitjesh për materiale elektrike

eppc kërkon një Konsulent shitjesh për materiale elektrike për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në sektorin e tregtimit të materialeve elektrike italiane.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Pret dhe kujdeset në mënyrë profesionale për klientët;
• Identifikimi i nevojave të klientëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre me materialet e duhura;
• Njohja shumë e mirë e materialeve elektrike, qëllimi, përdorimi dhe funksionet e tyre;
• Prezantim profesional dhe i qartë me terminologjinë e duhur tek klientët;
• Supervizim dhe trajnim sipas nevojës të ekipit të shitjes.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; (Edhe arsimi i mesëm elektrik është i pranueshëm)
• Të ketë përvojë pune në shitjen e materialeve elektrike;
• Aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese, bindëse dhe negociuese;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze; (Për të kuptuar manualet e përdorimit)
• Të zotërojë mirë MS Office, kryesisht Word-Excel.

Të dhënat:

Pozicioni: Konsulent Shitjesh për materiale elektrike;
Vendndodhja: Autostradë, pranë QTU;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 29 Gusht 2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top