• Tirane, ofroj vend pune EKONOMISTË

SH.L.U.P “Universiteti Metropolitan” Tirana ofron mundësi punësimi për Ekonomistë:

Detyrat dhe përgjegjësit
1. Kontrolli detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara;
2. Rakordimi me bankat, bilancet e llogarive mujore, kontrolli saktësisë së regjistrimeve të transaksioneve bankare në kontabilitet;
3. Ndjekja e detyrimeve të furnitorëve/ nënkontraktorëve. Plotësimi i urdhërpagesave;
4. Përgatitja e raporteve financiare në mënyrë periodike mujore, gjashtëmujore dhe 1 vjeçare.

Kriteret e kandidatit
1. Të jetë i diplomuar në ekonomi (preferohet dega financë );
2. Të ketë eksperiencë në fushën e ekonomisë minimalisht 3 vjet;
3. Të jetë i\e komunikueshme dhe të punojë në grup;
4. Eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh;
5. Njohje e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e kërkuara
1. CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe;
2. Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesional në fushën e aplikuar;
3. Diplomë / listë notash;
4. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 30 korrik 2015.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al

Cel. : 0696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top