• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

ALBDistributions është një firmë distributore e produkteve të FMCG. Ne jemi duke kërkuar një

Ekonomiste

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Regjistrimin e të gjitha faturave në sistem
• Person kontakti midis kompanisë dhe klientëve
• Mbajtja e marrëdhënieve me debitorët e kompanisë
• Ndjekja e pagesave që duhet të bëjnë debitorët brenda afatave të përcaktuara nga kompania
• Reduktimin e borxhit të papaguar duke iu përshtatur nevojave të kompanisë
• Përditësimi i informacionit në lidhje me gjendjen e pagesave të kryera nga klientët
• Rishikimi i afateve dhe vlerave të borxhit sipas klientëve
• Detyra të tjera në departamentin e financës sipas nevojave të eprorëve

Kërkesa:

• Diplomë universitare në degën Financë
• Minimumi 2 vjet eksperiencë në profil të njëjtë
• Njohje shumë e mirë e Financa 5
• Njohuri mbi teknikat e mbledhjes së debive
• Aftësi për të krijuar një profil të shpejtë të klientëve dhe nevojave të tyre
• Aftësi shumë të mira negociuese, këshilluese dhe aftësi për të zgjidhur probleme
• Aftësi për të ruajtuar informacione konfidenciale
• Aftësi shumë të mira për të dëgjuar dhe për të drejtuar pyetjet e duhura

Pagesa neto: 40.000 ALL/muaj

Nëse mendoni se jeni persioni i duhur për të qenë pjesë e stafit tonë ju lutem dërgoni aplikimet tuaja deri më dt. 20.07.2015 në adresën albdistributions@gmail.com
 


Apply
Back
Top