• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Mirëmbajtjes së Aplikacioneve

Shoqëria "Balfin", Balkan Finance Investment, kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Pozicioni vakant: Specialist i Mirëmbajtjes së Aplikacioneve

Vendi i punës: Tiranë

Specialisti/ja i mirëmbajtjes së aplikacioneve është pjesë e ekipit të zhvillimit dhe administrimit të aplikacioneve. Ai\ ajo është i\e përfshirë në procesin e implementimit të aplikacioneve të reja në nivel grupi dhe në mirëmbajtjen e tyre. Funksioni i tij \ saj ështe të asistojë përdoruesit në përdorimin optimal të programeve të përdorura në nivel grupi dhe të asistojë në mirëmbajtjen e aplikacioneve sipas nevojave të përdoruesve duke qenë gjithashtu një perfaqesues i përdoruesëve në departamentin e sistemeve të informacionit. Specialisti i mirëmbajtjes së aplikacioneve duhet të analizojë nevojat për trajnim të përdoruesëve, të krijojë planin e trajnimit dhe të trajnojë përdoruesit. Nga ai\ajo mund të kërkohet të krijohen manuale trajnimi dhe prezantime.

Përgjegjësite Kryesore:

 Të asistoje në implementimin dhe konfigurimin e aplikacioneve të përdorura në Operacionet e Biznesit të Balfin Group.
 Të dizenjojë dhe zhvillojë programe trajnimi bazuar në nevojat si të organizatës ashtu edhe të individëve.
 Të vlerësojë nevojat e trajnimit në lidhje me Sistemet e Informacionit të grupeve/individëve.
 Të planifikojë, përgatisë dhe kërkojë plane mësimore.
 Të administrojë profilet e përdoruesëve.
 Të qëndrojë i/e përditësuar në lidhje me zhvillimet e reja në Sistemet e Informacionit.
 Të ndihmojë anëtarët e Mirëmbajtes së Sistemeve të Informacionit për të lehtësuar shërbimin në Helpdesk.

Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca:

 Aftësi ndërpersonale që ju mundësojnë të punoni me njerëz në të gjitha nivelet, të motivoni të tjerët dhe të ndryshoni qëndrimin e njerëzve kur është e nevojshme.
 Aftëi komunikuese të shkruara dhe verbale që ju lejojnë të informoni dhe këshilloni qartë të tjerët.
 Iniciativë dhe aftësi për të ofruar ide të reja.
 Aftësi organizative dhe planifikuese për të manaxhuar kohën tuaj dhe për të arritur afate dhe objektiva.
 Eksperienca në Trajnim Sisteme Informacioni dhe/ose puna në fusha të lidhura me të përbëjnë avantazh.

Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@balfin.al

2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:


Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 11,
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania


Afati i aplikimit: 12/07//2015

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top