• Tirane, ofroj vend pune “ Specialist mbështetës i Burimeve Njerëzore dhe Prokurimit”

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF” sh.a., kërkon të punësojë:
“ Specialist mbështetës i Burimeve Njerëzore dhe Prokurimit”

Detyrat e përgjithshme
 Ai/ajo përditëson/ndjek informacionin për linjat e FAF sh.a. që kanë të bëjnë me trainimin dhe me promovimet.
 Harton strategji proceduriale të linjës së Burimeve Njerëzore në Shoqërine e Parë Financiare të Zhvillimit FAF sh.a.
 Specialisti kryen të gjithë procesin e ankandit për FAF sh.a.. Për këtë qëllim ai/ajo lidhet dhe bashkëpunon me Agjencinë për Prokurimin Publik për procedurat e tenderimit/ankandit.
 Ai/ajo përgatit paketën e dokumentacionit për rastet e ankandit të FAF sh.a. dhe përgatit draft-kontratën e shitjes, draft-kontratat e ofrimit të shërbimit si dhe kontratat.
 Ai/ajo bashkëpunon me stafin përkatës mbështetës që përputhet me linjën e ankandit.
Kualifikimi dhe eksperienca
 Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën Juridike/Ekonomike
 Të zotërojë gjuhën Angleze.
 Të ketë eksperience pune të paktën 2 vjet përbën avantazh
 Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
 Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a, Rruga “Dervish Hima”, Nr. 4, Tiranë, brenda datës 13/07/2015 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara).
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi).
6. Dëshmi penaliteti.
7. Letër Reference.
 


Apply
Back
Top