• Tirane, ofroj vend pune Specialist Auditi pranë Sektorit të Auditit të Shoqërisë FAF

”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist Auditi pranë Sektorit të Auditit të Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme
• Të njohin, respektojnë dhe ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare të pranuara të auditimit të brendshëm.
• Të kryejë veprimtarinë e auditimit të brendshëm, të cilat kanë si qëllim të vlerësojnë se sistemet e kontrollit të brendshëm të tërësi dhe të performancës së Shoqërisë.
• Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregullat për konfidencialitetin për audituesin.
• Të ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me planin vjetor, të miratuar, me përjashtim të rasteve kur janë miratuar ndryshime dhe të argumentuara.
• Të kryejnë auditime në mënyrë të pavarur dhe profesionale, duke u udhëhequr nga interesi publik, për të forcuar besimin në ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit.
• T’i japin rekomandime subjektit të audituar për ndreqjen e parregullsive, për masat që duhen ndërmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike dhe financiare, për zhdëmtimin e tyre, si dhe të bëjnë propozime, të cilat synojnë të ulin mundësinë e përsëritjes.
• Të përditësojnë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit.

Kualifikimi dhe eksperienca

• Të ketë përfunduar studimet e larta në shkencat ekonomike ( Të kenë master shkencor ose diplomë ekuivalente me të (sipas përcaktimeve të ligjit për arsimin e lartë) .
• Audituesi i Brendshëm duhet të jetë i çertifikuar si Auditues i Brendshëm dhe të ketë përvojë pune 5 vjet në fushën e studimit ose si auditues i brendshëm apo i jashtëm.
• Kualifikimet dhe trainimet në fushën financiare bankare e sidomos lidhur me sherbimet e auditimit apo te IT përbejnë avantazh.
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe programeve kompjuterike të kontabilitetit.
• Të njohë kompetencat për planifikim, organizim dhe përformim në nivel profesional për të gjitha çështjet që lidhen me Auditimin e Brendshem.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
• Të njohë gjuhën angleze.

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë: Rr.”Dervish Hima”,Nr 4, Tiranë, brenda dates 06/07/2015, dokumentacionin e poshtëcituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti

7. Letër reference

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top