• Fier, ofroj vend pune Shef/e Finance

Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat:
Finance dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)
Auditim
Konsulenca Juridike duke përfshire edhe përfaqesimin në gjykatë.

Për klientin tonë në qytetin e Fierit po kërkojmë:

Titulli i pozicionit që ofrohet: Shef Finance
Vendndodhja: Fier


Kriteret e përgjithshme

Të jetë i/e diplomuar në Finance.

Preferohen 5 vjet eksperiencë ne këtë pozicion ose në këtë fushë.

Preferohet të jetë kontabël i miratuar.

Kërkohet njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, Financa 5, Alpha etj.

Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.

Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit dhe organizative.

Te jetë fleksibël dhe i adaptueshëm.

Kandidatët e interesuar mund të dergojne CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com duke specifikuar ne subjekt pozicionin për të cilin aplikoni.

Vetëm kandidatet e kualifikuar do të njoftohen për intervistë.

ALBA CONSULTING

Informacion kontakti:
Tel: +355 697 441 314
E-mail: jhasa@albaconsul.com
Web: www.albaconsul.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top