• Tirane, ofroj vend pune Video Editor

eppc kërkon një Video Editor për klientin e saj, lider në Itali për organizimin e shërbimeve foto dhe video të eventeve martesore.

Një vështrim i përgjithshëm:

Kompania në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, është në kërkim të një kandidati i cili të ketë përvojë në fushën e video editing, prerjen dhe montimin e reportazheve, montazheve të dasmave, reklamave etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Përvojë e mëparshme në këtë profil pune jo më pak se 2 vjet;
• Eksperienca e mëparshme si Video Editor në evente si dasma apo foto studio profesionale (përbën avantazh);
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze ose Italiane;
• Të zotëroj shumë mirë Adobe Premiere dhe Adobe Encoder;
• I/e gatshme të mësoj shpejt nëpërmjet trajnimeve të organizuara.

Të dhënat:

Pozicioni: Video Editor;
Orari: 48 orë në javë;
Udhëtime pune: Të rralla;
Pagesa: Sipas aftësive të kandidatit/es;
Aplikimet mbyllen: 29.06.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top