• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.

Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Shqipëri në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER ELEKTRIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve dhe pajisjeve elektrike në te gjitha njesite e biznesit te kompanise. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto njësi biznesi dhe ndihmon në zbatimin me përpiktmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi. Harton planin e mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
• Harton dhe rekomandon ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësite e biznesit apo në pajisje të ndryshme. Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
• Organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
• Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
• Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
• Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e Prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes;
• Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
• Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
• Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur.
• Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha njësitë e Biznesit;
• Inspekton të gjithë rrjetin/pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
• Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
• Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;

Aftësi:

• Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike dhe aftësi projektimi;
• Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-elektrike;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
• I aftë dhe i gatshëm pët të udhëtuar shpesh nëpër rrethe;


Kompania ofron benefite shume te mira dhe zhvillim profesional.

Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te cilet mund te dergojne aplikimin e tyre ( leter shoqeruese dhe cv) ne adresen: rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.

Afati i dorëzimeve të CV-ve, është deri më 16 Qershor 2015



JU MIREPRESIM!

Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top