• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Shoqëria Albchrome kërkon të punësojë një Inxhinier Elektrik, i/e cili/a do të ponojë me orar të plotë pranë Zyrave Qëndrore Tiranë dhe do të jetë përgjegjës/e për katër njësi Biznesi të AlbChrome SHPK të shpërndara në rrethe.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve dhe pajisjeve elektrike në Minierën e Kromit Bulqizë, në Uzinën e Ferrokromit Elbasan, në Uzinën e Ferrokromit Burrel si dhe në Impiantin e Seleksionimit Klos. Inxhinieri Elektrik menaxhon grupe pune Specialistësh Elektrik të përqendruara në këto njësi biznesi dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të Rregullores së Sigurimit Teknik.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Inxhinieri Elektrik punon pranë zyrave qëndrore Tiranë nën supervizimin e Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen udhëtime të shpeshta në terren në njësitë e biznesit të AlbChrome në rrethe. Inxhinieri Elektrik kryen këto detyra:

1. Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në secilën njësi biznesi. Harton planin e mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
2. Harton dhe rekomandon ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësite e biznesit apo në pajisje të ndryshme. Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi perfundimtar;
3. Organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
4. Përgatit ose koordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
5. Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
6. Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e Prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes;
7. Përpilon dhe kordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
8. Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
9. Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur.
10. Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të gjitha njësitë e Biznesit;
11. Inspekton të gjithë rrjetin/pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;
12. Kontrollon dhe siguron që forca punëtore punon duke zbatuar rregulloren e sigurimit teknik;
13. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Administratori i Përgjithshëm.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;

Aftësi:

• Aftësi në koordinimin e punimeve elektrike dhe aftësi projektimi;
• Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro-elektrike;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.
• I aftë dhe i gatshëm pët të udhëtuar shpesh nëpër rrethe;

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura deri me date: 05.06.2015:
• Leter Motivimi
• CV të Detajuar;
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.
 


Apply
Back
Top