• Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance

Shoqëria "Balfin", Balkan Finance Investment, kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.


Pozicioni Vakant: Specialist Finance

Vendi i punës: Tiranë

Detyrat dhe Përgjegjësitë

1. Rregjistrimi i faturave të shitjes dhe blerje për shpenzime dhe të ardhura.
2. Ndjekja e kontabilitetit analitik – kontabilizime për shpërndarjen e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas qëndrave të kostos/kompanive të grupit, dokumentimi i veprimeve kontabël.
3. Hedhja e veprimeve me bankat dhe arkën.
4. Planifikimi dhe kryerja e pagesave brenda afateve, përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesat.
5. Ndjekja ditore e gjendjes së bankave/arkës dhe përgatija e raporteve periodike përkatës.
6. Menaxhimi i arkës, librave, mandateve
7. Përgatitja e faturave të shitjes, shpërndarja tek klientët.
8. Rakordimi i librave të blerjes dhe shitjes.
9. Kryerja e deklarimeve mujore pranë organeve tatimore.
10. Rakordime periodike me furnitorët/klientët/palë të treta.
11. Përgatitja e pasqyrave financiare mujore/vjetore për shoqëritë në ngarkim.
12. Detyra të tjera që i caktohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi: Diplomë Universitare në degën Financë.

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune pune jo më pak se 2 vjet në fushën e financës.
Aftësi:
• Të bashkëpunojë me stafin e e departamentit për të gjitha detyrat.
• Të jetë i/e etik-ë në marrëdhenie me kolegët.
• Të ketë saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet.
• Njohuri bazike të programit Financa 5.
• Njohuri të mira të paketes Office.
• Fleksibel me oraret.



Proçedura e aplikimit për këtë vend pune:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-të tek zyrat qëndrore të Balfin nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: hr@balfin.al

2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:




Rruga: 'Papa Gjon Pali II', Ndërtesa Nr.12, Kati 11,
Njësia Bashkiake Nr.2, Kodi Postar 1010, Tiranë, Albania

Afati i aplikimit: 28/05//2015




Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top