• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I LARTE NE ADMINISTRATE

NOA kërkon të rekrutojë për Njësinë e Komunikimit dhe Infrastrukturës, pranë Departamentit të Operacioneve një:

SPECIALIST I LARTË NË ADMINISTRATË

Qëllimi kryesor i Specialistit të Lartë është: kryerja e procesit të prokurimit sipas politikave të aprovuara duke respektuar buxhetin e aprovuar dhe cilësinë e shërbimit. Monitorimi i shërbimeve periodike të automjeteve duke siguruar shërbim cilësor dhe në kohë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

1. Kryerja e proceseve të Prokurimit dhe blerjeve për nevoja të ndryshme të kompanisë sipas procedurave në fuqi, duke kryer menaxhim të kostove, negocim me furnizuesit, kërkim të tregut, dhe ngritjen e një databaze kontaktesh me kompanitë aktive në treg.
2. Monitorimi dhe mirëmbatja e aseteve të kompanisë duke siguruar që janë në gjendje pune gjatë gjithë kohës dhe organizimi i përdorimit të tyre me koston më efektive për kompaninë.
3. Planifikimi i duhur dhe në kohë si dhe mbikqyrja e procesit të hapjes apo mbylljes së një zyre duke koordinuar të gjithë aktivitetet e nevojshme dhe përfshirjen e njësive përkatëse brenda kohës dhe kostos së aprovuar.
4. Përgjegjës për implementimin, monitorimin dhe raportimin deri në zgjidhje të incidenteve të mundshme në lidhje me sigurinë fizike sipas procedurave dhe rregullave në fuqi.
5. Përgjegjës për monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të transportit në kompani duke siguruar një shërbim cilësor në kohë dhe me kosto efektive të makinave nën pronësi të NOA si dhe kontraktim shërbimi të transportit sipas nevojave të kompanisë.
6. Përgjegjës për të siguruar disponibilitet dhe akses të perhershëm të shërbimeve utilitare dhe mjeteve të punës për stafin në kompani.

Kërkesat për Pozicionin:

• Diplomë Universitare
• Minimumi dy vite eksperiencë pune në Administrim.
• Aftësi përdorimi kompjuteri sidomos në paketën MS Office
• Njohuri të mira në gjuhën Angleze

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkates deri ne daten 29 maj 2015.
 
Back
Top