a.y

  • Tirane, ofroj vend pune menaxher / e shitjesh ne showroom

Oferte per Punesim
Pozicioni: Menaxher Shitjesh (ne Showroom)

"Elektromagjia" sh.p.k., kompania lider në fushën e shitjeve të pajisjeve elekto-shtëpiakeve ekskluzive Miele, Teka dhe Blomberg, kërkon të punësojë për nevojat e saj, një Menaxher Shitjesh në Showroom. “Elektromagjia” ofron kushte optimale pune dhe pagë konkuruese, sepse tek ne, Njeriu është aseti ynë më i çmuar!

Detyrat / Përgjegjësitë

- Të komunikojë dhe prezantojë të gjitha produktet që tregton Miele, duke identifikuar e plotësuar nevojat e klientëve bazuar kjo në strategjinë fitimprurëse të kompanise.
- Të mbajë kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe komunikimin me telefon) me klientët.
- Të monitorojë procesin e porosive e të bashkëpunojë me të gjitha departamentet përkatëse deri në mbërritjen e porosive tek klientët.
- Të ndjekë procedurat e pagesës.
- Të përgatisë e paraqesë në mënyrë periodike dhe / ose sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientët si dhe të propozojë veprime që mund të ndërmerren për të përmirësuar rezultatet e kërkuara.

Kualifikime / Kërkesa:

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë .
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë min 2 vjet eksperiencë në sektorin e shitjeve.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në shitje.
- Të jetë person i shkathët, i motivuar dhe i apasionuar
në punën që bën.
- Të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët.
- Të ketë aftësi të mira dëgjuese ndaj kërkesave të klientit.
- Të jetë i aftë t’ju përshtatur bisedave të klientit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kopje të CV ne adresen e-mail: info@electromagic-al.com

Tel. : -

Cel. : -
 


Apply
Back
Top