• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Trajnues PAK

Në kuadër të projektit“ Partneritet për Ndryshim- Institucionalizimi i Aksesit në Drejtësi për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, nr 2013/332-164, implementohet nga SHVSH dhe mbështetur nga Bashkimi Europian, kërkohet një trajnues me aftësi të kufizuar I cili do të trajnoj persona me aftësi të kufizuar në çështjet e aksesit në drejtësi për PAK në Shqipëri.
Disa prej kritereve kualifikuese janë:
- Të njoh mirë legjislacionin kombëtar, Europian dhe ndërkombëtar në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar
- Të jetë diplomuar për drejtësi
- Të jetë I Person me Aftësi të Kufizuar
- Të ketë rreth 5 vjet eksperincë me projekte në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe vëçanërisht në fushën e PAK
- Të jetë i/e aftë të përgatis manual trajnimi dhe mbaj trajnim një ditor me PAK
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi
- Të jetë në gjendje të punoj në afate të përcaktuara
- Preferohet të ketë eksperincë pune të mëparshme me personat me aftësi të kufizuara
- Preferohen kualifikime të tjera profesionale në këtë fushë
Kandidati/tja I duhet të sjellë një produkt të trajnimit dhe të mbajë trajnim një ditor me pjesëmarrësit me aftësi të kufizuar.
Në total do të jenë 3 ditë pune kundrejt pagesës 100 euro në ditë, totali 300 euro bruto, si dhe ditën e trajnimit mund të ketë një shoqërues me pagesë 40 Euro bruto.

Do t’ju luteshim të na dergonit CV deri më datën 29 Maj 2015, ora 10.00 në adresën shvshal@yahoo.com
Ju lutemi përcaktoni në subjektin e e-mailit pozicionin për të cilin po aplikoni!
Kandidatët e perzgjedhur do të kontaktohen për intervistë deri në datën 04 Qershor 2015 !
 


Apply
Back
Top