DAP

  • shpallje konkurimi per Drejtor ne Drejtorine e Sherbimeve Juridike ne MTT

lloji i njoftimit. : shpallje

Shteti............:

Qyteti............:

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministrine e Transportit
dhe Telekomunikacionit

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Drejtor ne Drejtorine e Sherbimeve Juridike, ne Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar arsimin e larte ne Fakultetin e Drejtesise
Te kete jo me pak se 5-vjet eksperience ne pune
Te zoteroje gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine II-b (85822 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 13.06.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 16.06.2006 ne seline e Ministrise se Transportit dhe Telekomunikacionit do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite mbi gjuhen angleze (paraqitja nen nivelin mesatar perben skualifikim te kandidatit), mbi rekomandimet qe jepen ne programin e qeverise ne fushen e transportit dhe ate te turizmit (www.keshilliministrave.al), mbi legjislacionin e prokurimit publik, mbi tekniken legjislative dhe draftimin e projkakteve, mbi Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin Nr.9367, dt 7.4.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” si dhe Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike.
 
Back
Top