• Tirane, ofroj vend pune Përkthyes

Ejal-Publishing
Kërkon:
Përkthyes/e me përvojë që dëshirojnë të jenë në vijimësi bashkëpunëtorë permanentë të entit tonë botues.
Janë të lutur aplikantët të dërgonjë CV rreth krijimtarisë së tyre në fushën e përkthimit dhe të përcaktojnë gjuhën bazë ku ata/ato dëshirojnë të sjellin në shqip vepra të rëndësishme të letërsisë botërore.
Mirëpresim me admirim përkthyesit e gjuhës angleze, por me të njëjtin respekt mezi presim të takojmë dhe bashkëbisedojmë me mjeshtër të përkthimit nga gjuha frënge, ruse, gjermane, italiane, spanjolle, turke, arabe, etj.
Krijues e përkthyes që janë rezidentë në vende të ndryshme të Europës ose në Kanada/SHBA, janë të ftuar gjithashtu të kontaktojnë me Ejal-Publishing për të dialoguar në distancë e për të përcaktuar projekte konkrete përkthimesh e pubikimesh.
Ne, si gjithë opinioni publik, jemi në dijeni për shumë emra studiuesish e specialistësh të shquar shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Edhe për ta, ftesa jonë është e hapur dhe e bardhë, që të sjellim në shqip tituj veprash të shquara nga të gjitha fushat e dijes, që sjellin vërtet dobi në formimin e inteligjenës së re të vendit. Ky do të ishte një kontribut i mirë kulturor e atdhetar i tyre për vendin.
Eshtë koha e respektit maksimal për Diturinë dhe njerëzit më përfaqësues të saj.
Kontakt:
e-mail: ejalmarket2015@yahoo.com
 


Apply
Back
Top