• Tirane, ofroj vend pune Teknik Fibre Optike

Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, eshte nje kompani lider ne tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndërtuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1000 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilesore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqiptar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Per fuqizimin e personelit dhe shtimin e njësive jemi duke kerkuar një Teknik të Fibres Optike.

Detyra dhe Pergjegjesite:

1- Të njohë rrjetin e Fibrave Optike
2- Të kete përvoje në punimin ,ngjitjen, e fibres dhe kabllit te fibres optike
3 -Të njohë paisjet për lidhjen dhe mirëmbajtjen e FO (si ST, SC,LC etj)
5- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën drejtimin e inxhinier -it përkatës për punimet e fibrës
8- Të këtë një qëndrim pozitiv dhe sjellje etike

Kualifikime dhe Kerkesa:
1- Të ketë perfunduar shkollen e mesme / të mesme teknike.
2- Të ketë eksperience në instalimin, riparimin, kabllimin e Fibrave Optike në kompani të ngjashme.
3- Të ketë aftësi komunikuese
3- Të ketë aftësi për të punuar në grup.
4- Të jetë i disponueshem për të punuar edhe jashtë orarit.
5- Të disponojë patente makine.

Per te aplikuar për këtë pozicion , ju lutem dergoni CV- në tuaj me foto ne adresen e emailit info@atu.al.

Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 2, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: www.atu.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top