• Tirane, ofroj vend pune SHOFER ADMINISTRATE

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,EFES,CappyPulpy
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem per te punuar si:

Shofer Administrate

Nen supervizimin e zyres se administarates shoferi duhet te marre persiper keto detyra kryesore:
• Te kryeje detyren e shoferit duke i dhene makines qe do ti caktohet sipas ligjeve dhe rregullave te trafikut.
• Te kujdeset qe makina te jete e paster dhe te kryeje kontrollin fizik ditor si dhe mirembajtjen e mjetit.
• Te kryeje marrjen dhe shperndarjen e postes, dokumentave dhe materialeve te zyres ne institucionet perkatese;
• Te kryeje transportin e personelit te autorizuar sipas destinacioneve te percaktuara.
• Te demostroje nje sjellje te orientuar ndaj klientit, pergjegjshmeri te larte, kortezi, takt dhe aftesi te punoje me njerez te nivele te ndryshme.
• Te kryeje edhe detyra te tjera shtese qe mund te kerkohen.

Aftesite dhe kerkesat:
• Arsim i Mesem ose Teknik,
• Patente shoferi te vlefshme te tipit C
• Minimum 5 vjet eskperience si shofer, me njohuri ne shperndarjen dhe levizjen ne institucione si; banka, ministri, zyra administrate, etj.
• Njohuri shume te mira ne rregullat e dhenies se makines, sinjalistike dhe qarkullimit rrugor dhe ne trafik.
• Aftesi shume te mira komunikuese dhe kortezi ne komunikim
• Njohuri baze te gjuhes Angleze dhe Italiane

Te interesuarit duhet te dergojne nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al ose tek zyrat e CCBS, Autostrada Tirane-Durres, Kashar km.5, brenda dates 10 Maj 2015.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top