• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Transporti

Sun Petroleum Albania shpk është distributor zyrtar i Gulf Oil International në Shqipëri duke u bërë tashmë një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të hidrokarbureve.
Njoftojmë se Sun Petroleum Albania ka nisur proçesin e selektimit për pozicionin Menaxher Transporti.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1) Planifikimi, Organizimi dhe Koordinimi i mjeteve të transportit të kompanisë.
2) Mbikëqyrja e gjendjes së mjeteve dhe ndjekja rregullisht e proçeseve të mirëmbajtjes.
3) Përgatitja e planit të furnizimeve.
4) Përgatitja e raporteve mujore.
5) Ndjekja e proçedurave për liçensimin dhe rregjistrimin e kamionëve.
6) Mbajtja e inventarit të pjesëve.

Kualifikimet:

1) Të ketë mbaruar shkollën e mesme mekanike. Avantazh do të kenë kandidatët me arsim të lartë të diplomuar për Inxhinieri Mekanike.
2) Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 vjet në këtë fushë. Avantazh kandidatët të cilët kanë punuar në tregun e hidrokarbureve.
3) Të njohë shumë mire gjuhën angleze dhe programet bazë kompjuterike.
4) Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.

Të interesuarit mund të aplikojnë në adresën career@gulf-al.com brenda datës 03.05.2015. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top