• Katar, ofroj vend pune Menaxhere Shërbim Klienti ; Paga 2000 USD

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Doha - Katar, per Hotel me 5*.

Jemi duke kërkuar kandidate për pozicionin : Menaxhere Shërbim Klienti (F); Paga 2000 USD


Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjës për të hartuar detyrat dhe oraret e stafit në departamentin e Shërbimit të Klientit.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Përgjegjës për mikpritjen e klientëve VIP të hotelit dhe për t’i paraqitur shërbimet e vecanta që ofron
hoteli
-Përgjegjës për të kontrolluar pastërtinë e ambjenteve të hollit dhe ambjenteve publike të hotelit
-Përgjegjës për të kontrolluar higjenën dhe uniformat e stafit nën varësi si dhe sjelljen e performancën e tyre
-Kontrollon procedurat dhe dokumentacionin e regjistrimit të klientëve
-Ndihmon stafin që kujdeset për klientët në zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike
-Përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit
-Zhvillon trajnimet e nevojshme për stafin e ri dhe atë pjesë të stafit që ka nevojë
-Promovon marrëdhëniet me publikun
-Mban arkën dhe përgjegjëse për ankesat e klientëve

Kualifikime/Kërkesa:

-Arsimi i lartë, preferohet në fushën e Administrim/Menaxhim Biznesi ose Turizmi
-Eksperiencë ne administrim
-Mosha 28 - 35 vjeç
-Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze
-Njohuri kompjuterike te Programeve : MS Excel/Word/Outlook/Access

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira komunikuese
-Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
-Aftësi për të punuar nën presion
-Aftësi shumë të mira drejtuese

Ofrohet:

-Kontratë pune 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit
-Siguracione shëndetësore
-Vizë pune dhe biletë avioni
-Akomodim dhe ushqim
-Paga e 2000 USD

Për të aplikuar dërgoni një CV në anglisht me foto, me subjekt " Menaxhere Shërbim Klienti " në adresën elektronike: admin@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 66 20 92 424
 


Apply WhatsApp
Back
Top