• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje Imobiliare

Duke qënë pjesë e CENTURY 21 Albania, agjensia imobiliare Century 21 Globe operon brenda territorit të Shqipërisë si një lider në ndërmjetësimin e pronave të patundshme rezidenciale dhe komerciale. Në mbështetje të rritjes së vazhdueshme të biznesit tonë, ne kerkojmë agjent real estate të motivuar për të mësuar dhe per t’iu dedikuar kësaj karriere(preferohet mosha mbi 25 vjec dhe me eksperience ne shitje).
Si një pjesë e rëndësishme e rrjetit tonë, puna juaj e përditshme dhe rezultatet pozitive, shërbejnë për të kontribuar në misionin e përbashkët – të ofrojmë shërbime cilësore për klientët tanë.
Agjenti është ndërmjetësuesi kryesor për të afruar klientët me inventarin e pronave në sistem, ndaj duhet të poseidoni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi. Gjithashtu për këtë profesion kërkohen tipa të pavarur, që kanë kontroll të lartë të stresit dhe të menaxhimit të kohës, energjikë dhe kontribues të punës në grup. Preferohen kandidatë me njohuri mbi programet e MS Office dhe të gjuhës angleze. Me trajnimet dhe eksperiencën që ju do fitoni pranë nesh, ne marrim përsipër ndërtimin e karrierës suaj të suksesshme në Real Estate. Një karrierë me standarte amerikane e shtrirje globale ku do të njiheni me shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.

Profil (Job Description)
Agjenti Real Estate është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Ai ofron për klientin këshillim, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar.
Disa nga detyrat e një agjenti Real Estate janë si më poshtë:
1. Të veprojë si ndërmjetës në bisedimet midis blerësit dhe shitësit, ku në përgjithësi përfaqëson njërën palë ose tjetrën.
2. Të bëjë krahasimin e pronave - krahason një pronë aktuale me pronat e ngjashme të cilat ka shitur kohët e fundit, për të përcaktuar çmimin e saj konkurrues në treg.
3. Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështjet e lidhura me proçesin e shit-blerjes së një prone të patundshme.
4. Të promovojë shitjen e pronave përmes reklamave, shtëpive të hapura, dhe pjesëmarrjen në veprimtari cross-marketingu sipas nevojës dhe sipas produktit që ofron.
5. Të kryejë inspektimin e pronave, të shoqërojë blerësit gjatë vizitave në prona duke i këshilluar ata për përshtatshmërinë dhe vlerën e shtëpive që janë duke vizituar.
6. Të koordinojë takime për të treguar shtëpitë për blerësit e ardhshëm
7. Të koordinojë mbylljen e kontratave, të mbikëqyrë nënshkrimin e dokumentave dhe disbursimin e fondeve.
8. Të organizojë takimet ndërmjet blerësit dhe shitësit, në momentin kur detajet e transaksioneve duhet të negociohen.

Me pagese per tre mujorin e pare.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV në adresën tonë të e-mail: info@century21globe.com

Tel. : 044806063

Cel. : 0676000177
 


Apply WhatsApp
Back
Top