• Tirane, ofroj vend pune Specialist për Faturim-Magazinime

eppc kërkon një Specialist për Faturim-Magazinime për klientin e saj, lider në Shqipëri dhe në tregun botëror në fushën e pllakave, hidrosanitareve, kuzhinave, sistemeve të ndërtimit dhe planifikimit të hapësirave të brendshme të banimit dhe tregtare.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Administrim i të gjithë gamës së artikuve dhe hyrje-daljet e tyre nga magazina;
• Përgatitja dhe prerja e faturave për klientë dhe mallra;
• Organizimi i punëve në magazinë (sistemime, furnizime, inventarizime).

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare (e preferueshme në Shkencat Ekonomike);
• Përvojë e mëparshme si magazinier si dhe në përgatitjen dhe prerjen e faturave;
• Domosdoshmëri zotërimi i Excel-it (Njohja e Financa 5 përbën avantazh);
• Të zotërojë gjuhët Angleze, Italiane e Spanjolle;
• Të jetë i përgjegjshëm, i besueshëm, korrekt dhe i saktë në punë.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist për Faturim-Magazinime;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Pagesa: Sipas aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 17.04.2015

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top