DAP

  • AL, Tiranë shpallje konkurimi per Drejtor ne Drejtorine e Licensave nga METE

lloji i njoftimit. : shpallje

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISRIA E EKONOMISE, TREGTISE
DHE ENERGJETIKES

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire, ne pozicionin Drejtor ne Drejtorine e Licensave dhe Menaxhimit te Kontratave ne Drejtorine e Pergjithshme Rregullatore, ne Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne nje nga deget e Universitetit Politeknik
Te kete jo me pak se 6-vjet eksperience pune, perben avantazh eksperienca ne administraten shteterore
Te zoteroje gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga e pozicionit eshte ne kategorine II-b (85822 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 05.06.2006 ne Kutine Postare Nr.1751, ne Departamentin e Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore si dhe te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 08.06.2006 ne seline e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet mbi njohurite mbi prioritetet e qeverise shqiptare ne lidhje me zhvillimin e shpejte dhe te qendrueshem ekonomik dhe njerezor, hapja e tregut. konkurrenca e lire dhe e ndershme (programi qeverise 2005-2009 www.keshilliministrave.al), Ligji nr. 7973 dt. 26.07.1995 “ Per koncensionet dhe pjesemarrjen e Sektorit privat ne sherbimet publike dhe infrastrukture , Ligji nr. 8450 dt. 24.02.1999 “Per perpunimin, transportin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre”, Ligji nr. 7796 dt. 17.02.1994 “Ligji minerar i Shqiperise” (materiale qe mund te gjenden ne Ministrine e ETE), Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike”, Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”
 
Back
Top