• Tirane, ofroj vend pune/ Menaxhere administrate

Cityshop shpk është platformë me madhe e tregëtisë për shitjen e produkteve të ndryshme kualitative me marka / brende të njohura botërore. Si nje nga kompanite me te medha te telemarketingut ka nevoje per staf te ri me talent e deshire per tu rritur profesionalisht.
Prane nesh keni mundesite te realizoheni profesionalisht.
Menaxher/e për administrate
Kandidati/ja ideal duhet te ketë ambicie dhe aftësi te punoje ne një organizate sfiduese si dhe te kontribuoje ne zgjidhjen e problemeve ne një mjedis kompleks dhe te ndryshueshëm. Duhet te jete i/e zellshëm dhe i/e motivuar qe te kontribuoje ne zhvillimin e mëtutjeshëm te Shoqatës.
Detyrat
Kandidati/ja i/e suksesshëm do te ketë përgjegjësitë ne vijim:
• Menaxhon aktivitete ditore administrative;
• Aplikon procedura standarde administrative;;
• Monitoron dhe menaxhon burimet njerëzore (kontrata, pushimet, pagat, trajnimet etj)
• Siguron që të gjitha objektivat janë përmbushur në kohën e duhur dhe me rregull.
• Identifikon dhe jep zgjidhje për te gjitha çështjet administrative
• Trajnon stafin përkrahës (sipas nevojës)
Kualifikimet / Kërkesat
Kërkesat specifike për këtë pozitë janë:
• Diplome universitare ne Administrate/Financa ose te ngjashme;
• Aftësi te shkëlqyeshme te organizimit;
• Përvojë 5 vjeçare në administrate;
• Të ketë mundësi lëvizje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
• Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
• Njohuri në media elektronike dhe të shkruara
Te interesuarit te dergojne CV ne email: info@cityshop.al
 


Apply
Back
Top