• Bahrain, ofroj vend pune Security Officer në Manama (Bahrain)

eppc kërkon Security Officer për klientin e saj, një ndër resortet më të famshëm në botë që ndodhet më Manama të Bahrain.

Qëllimi kryesor i punës:

• Ruajtja dhe ofrimi i një ambjenti të sigurtë në cdo kohë për klientët dhe kolegët;
• Mbikqyrja e sistemeve të kamerave dhe sigurisë;
• Të vepruarit në përputhje me procedurat standarte të sigurisë;
• Vlerësimi i riskut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme;
• Ndjek dhe asiston në trajnime të planifikuara sipas nevojës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë e shkollës së mesme, ose kurse profesionale (preferohet me background ushtarak);
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze (domosdoshmëri);
• Eksperiencë e mëparshme në ruajtje të sigurisë së objekteve;
• Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë në Manama, Bahrain.

Përfitimet:

• Akomodim i siguruar nga kompania;
• Ushqim i ofruar nga kompania;
• Larja e rrobave e ofruar nga kompania;
• 30 ditë leje e paguar vjetore + 14 ditë pushime nga festa zyrtare vjetore;
• Sigurimet shëndetësore të siguruara nga kompania;
• Kostoja e biletës së udhëtimit e siguruar nga kompania;
• Benefite të tjera në bazë të performancës;
• Kontratë pune 2 vjecare me të drejtë rinovimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Security Officer;
Vendndodhja: Manama (Bahrain);
Orari: 48 orë në javë;
Raporton tek: Security Manager;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: 600 EURO net/muaj;
Kontrata: 2 vjecare me të drejtë rinovimi;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me fotografi dhe në Anglisht dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top