• Bahrain, ofroj vend pune Kamarier Restoranti në Manama (Bahrain)

eppc kërkon disa Kamarier Restoranti për klientin e saj, një ndër resortet më të famshëm në botë që ndodhet më Manama të Bahrain.

Qëllimi kryesor i punës:

• Sigurimi i një shërbimi cilësor dhe në kohë tek për klientët;
• Ndihmon në sistemimin, pastrimin dhe organizimin e tavolinave të restorantit;
• Asiston dhe ndihmon kryekamerierin.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze (domosdoshmëri);
• Eksperiencë e mëparshme në mikpritje/marrëdhënie me klientët (e preferueshme);
• Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klienti;
• Kandidati duhet të jetë i gatshëm të punojë në Manama, Bahrain.

Përfitimet:

• Akomodim i siguruar nga kompania;
• Ushqim i ofruar nga kompania;
• Larja e rrobave e ofruar nga kompania;
• 30 ditë leje e paguar vjetore + 14 ditë pushime nga festa zyrtare vjetore;
• Sigurimet shëndetësore të siguruara nga kompania;
• Kostoja e biletës së udhëtimit e siguruar nga kompania;
• Benefite të tjera në bazë të performancës;
• Kontratë pune 2 vjecare me të drejtë rinovimi.

Të dhënat:

Pozicioni: Kamarier Restoranti;
Vendndodhja: Manama (Bahrain);
Orari: 48 orë në javë;
Raporton tek: Manaxheri i Restorantit;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: 600 EURO net/muaj (pagë fikse + bakshishe personale);
Kontrata: 2 vjecare me të drejtë rinovimi;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2015.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me fotografi dhe në Anglisht dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top