• Tirane, ofroj vend pune Shitës/e në Dyqan

eppc kërkon një shitës/e në dyqan për klientin e saj, i cili operon në fushën e shitjeve të produkteve elektronike dhe elektroshtëpiake në vend.

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e përfaqësuesit të shitjeve në dyqan, konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve, ndjekjen e proçeseve të punës siç është e përcaktuar në udhëzimet e shitjeve dhe politikave të kompanisë, kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientit dhe arritjen e objektivave të paracaktura të shitjes.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Të ketë arsim të mesëm, (diploma universitare përbën avantazh);
• Ekperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve (eksperienca në Retail përbën avantazh);
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
• Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
• Të jetë person energjik dhe i/e motivuar;
• I/e gatshme të punojë me turne;
• Njohuri të mira kompjuterike.

Të dhënat:

Pozicioni: Shitës/e në dyqan;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Raporton tek: Manaxheri i dyqanit;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit/es;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30 Mars 2015


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top