• Tirane, ofroj vend pune Specialist Biznesi

Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist Biznesi pranë Shoqërisë FAF sh.a. Tiranë
Detyrat e përgjithshme
 Krijimi i tregut për produktet dhe shërbimet e kompanisë.
 Menaxhimi i tërheqjes së konsumatorëve të rinj për të maksimizuar mundësitë e krijimit të marrëdhënieve.
 Përmirësimi i marrëdhënieve të përgjithshme me konsumatorët, duke dhënë përkrahje të besueshme administrative dhe shërbimi ndaj klientit.
 Kortezia e klientëve dhe trajtimi i tyre në mënyrë të këndshme.
 Gjetja se çfarë informacioni, produkte ose shërbime kërkon konsumatori për të përmbushur nevojat e tij/saj, duke siguruar informacion të qartë, të saktë dhe të duhur.
 Mbajtja e një backgroundi të fortë të produkteve të kompanisë.

Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Ekonomi
• Eksperienca e punës në fushën e Biznesit përben avantazh.
• Të ketë njohuri të programeve kompjuterike të paketës Microsoft office.
• Të ketë njohuri të Gjuhes angleze dhe të terminologjisë së biznesit/bankës
• Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
• Kualifikimet dhe treinimet në fushën e biznesit përbëjnë avantazh.

Personat e interesuar duhet te sjellin ne adresen tone brenda datës 30/03/2015 dokumentacionin e poshtecituar:
• Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
• CV dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional
• Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
• Dokument identiteti.
• Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (libreze pune, vërtetim nga punëdhënësi)
• Dëshmi penaliteti
• Letër reference

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top