• Tirane, ofroj vend pune Specialist Burimesh Njerëzore

NOA kërkon të rekrutojë për Njësinë e Kompensimeve dhe Benefiteve, Departamenti i Burimeve Njerëzore, një:

Specialist Burimesh Njerëzore​

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 Përgatit Payrollin (listë pagesën) mujore, dhe në vijim raportet përkatëse për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe llogaritjet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore;
 Përgatit kontratat e punës dhe çdo ndryshim të nevojshëm lidhur me to;
 Përgatit certifikata të ndryshme dhe letra reference;
 Përgatit raportimet për palët e jashtme (tatime, zyra e punës ose autoritete të tjera përkatëse shtetërore) sikurse dhe ato për brenda;
 Administron listë prezencën mujore të punonjësve, përgatit në vijim raportet përkatëse lidhur me prezencën e stafit dhe lejet, siguron që i gjithë dokumentacioni i lidhur dorëzohet sipas rregullit në Njesinë e Kompensimeve dhe Benefiteve sipas procedurës në fuqi;
 Hedh të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me administrimin e stafit dhe Kompensimeve dhe Benefiteve në HR software;
 Administron dosjet e punonjësve;
 Plotëson librezat e punës dhe librezat e kontributeve për stafin
 Etj.

Kompetenca për Profilin:

 Përgjegjshmëri
 Vëmendje ndaj detajeve
 Aftësi organizative
 Aftësi raportimi
 Fokus ndaj klientit

Kërkesat për Profilin:

 Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi, Shkenca Sociale, Manaxhim ose fusha të lidhura me Burimet Njerëzore
 Të ketë eksperiencë profesionale në:
 Manaxhimi i marrëdhënieve të punësimit
 Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit në përgjithësi lidhur me marrëdhëniet e punesimit
 Eksperiencë pune: Preferohet 2 vite eksperiencë në fushën e Kompensimeve dhe Benefiteve në Sektorin Bankar dhe/ose Mikrofinancë

Jeni të lutur të plotësoni aplikimin tuaj online në www.noa.com.al/rekrutime deri në datën 24 mars 2015. Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
 
Back
Top