• Tirane, ofroj vend pune Mesues

Njoftim për punësim


Shoqata “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve të rrugës.

FSBH-DN kërkon të punësojë një Mësues Social për fëmijë dhe adoleshentë të moshës nga 6-16 vjec, që të përmbushë këto kritere:

  • Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në degët: Pedagogji dhe Histori-Filologji.
  • Të ketë eksperiencë pune më shumë se 2 vjet.
  • Të ketë përvojë pune në mësimdhënie me fëmijë dhe adoleshentë në shkolla apo në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
  • Të njohë shumë mirë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë.
  • Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
  • Aftësi te mira kompjuterike
  • Të njohë një gjuhë të huaj (Anglisht/Italisht)


Aplikuesit për pozicionin e Mësues Social duhet të paraqesin brenda datës 24.09.2008 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegon arsyen pse është i përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]fbsh_dn@yahoo.com[/COLOR][/SIZE][/FONT]
ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28,
përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio, Tiranë.

Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 24.09.2008

Tel. : 04378192
 


Apply
Back
Top