• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Shitje

Emertimi i Pozicionit: Menaxher Shitjesh
Kompania: Indrit Shpk, me ekskluzivitetin e tregtimit ne rajon te Moncafe dhe Ristora, lider ne tregtimine produkteve te Kafese, dhe produkte te tjera te ngrohta si çajra, çekollate etj. Kompania ofron kushte te shkelqyera dhe pagesa mjafte konkuruese ne treg.

PERSHKRIMI I POZICIONIT
Menaxheri I shitjeve eshte kontakti I pare dhe kryesor I kompanise per klientin. Nga Menaxheri I Shitjeve pritet te siguroje ne menyre te vazhdueshme sherbim te kenaqshem ndaj klienteve si dhe te jete perfaqesues I nevojave dhe kerkesave te klienteve brenda kompanise ne menyre qe te siguroje cilesi te mire te sherbimit. Per me teper, Menaxheri I Shitjeve duhet te ndertoje marredhenie me Klientin qe nxisin oportunitetet e reja per biznesin si dhe per ti cuar ato me tej.

DETYRAT DHE PERGJEGJESITE
Pervetesimi I klienteve te rinj, mbajtja dhe zhvillimi I marredhenieve me Klientet ekzistues duke ofruar sherbime shtese.
Prezanton dhe shet produktet dhe sherbimet e kompanise per Klientet ekzistues dhe ata potenciale.
Identifikon dhe ndjek mundesite e reja per shitje qe mund te krijohen nga puna ne terren.
Pregatit dhe I prezanton Klientit oferten financiare dhe finalizon Kontraten e Sherbimit.
Te kuptoje sherbimet dhe kapacitetet e kompanise si dhe te tejcoje ne menyre efektive te gjitha ofertat tek Klienti.
Eshte pergjegjes per komunikimin efektiv te qellimeve te Klientit dhe per perfaqesimin e interesave te tij tek pjesa tjeter e ekipit.
Siguron ne menyre te vazhdueshme komunikim te dyanshem midis klientit dhe ekipit te punes, per te bere te mundur nje perfaqesim te forte si skuader si dhe per te realizuar pritshmerite e Klientit.
Pregatit planin e veprimit per realizimin e objektivave te shitjes dhe ben nje vleresim paraprak per numrin e kontratave qe duhet te finalizohen.
Mban kontakte te rregullta me klientet ekzistues.
Pergjegjes per mbajtjen dhe regjistrimin e informacionit te klienteve ne nje baze te dhenash (database).etj
PROFILI AKADEMIK: Diplome Universitare ne Menaxhim Biznesi ose ne fusha te tjera te ngjashme.

EKSPERIENCA PROFESIONALE: 2 ose me shume vite pune ne menaxhim shitjesh

AFTESI DHE ZOTESI:
Aftesi te mira nderpersonale dhe komunikimi.
Te kete kuptim te forte te sjelljes se konsumatorit dhe te dinamikave e kerkesave te tregut.
Te jete I orientuar ndaj detajeve
Te jete I motivuar, I orientuar ndaj objektivave,kembengules dhe negociator I mire.
Te kete iniciative dhe te punoje mire ne grup.
Aftesi te shkelqyera ne te shkruar dhe te folur.
Njohje e gjuhes angleze perben avantazh
Te kete leje drejtimi (patente)
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Te gjithe personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre tek adresa indritshpk@gmail.com deri ne 06 Mars 2015.
http://www.moncafe.al
 


Apply
Back
Top