• Tirane, ofroj vend pune Inxhiner Minierash

Shoqëria Albchrome SHPK kërkon të punësojë një Inxhinier (Miniere, Gjeolog, Mekanik apo fusha te ngjashme), i cili do të ponojë me orar të plotë pranë Minierës së Kromit Bulqizë.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Nën supervizimin direkt të Menaxherit të Projektit të mekanizimit të Minierës dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal, Inxhinieri kryen një rol aktiv dhe të rëndësishëm në implementimin e projetktit të mekanizimit në Minierë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri punon pranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Menaxherit të Projektit dhe kryen këto detyra:

1. Menaxhon detyra të vecanta dhe specifike në lidhje me implementimin e projektit të mekanizimit të Minierës së Kromit Bulqizë;
2. Realizon koordinimin e fazave të ndryshme të projektit, ndjek progresin, koordinon punën e ekipeve për faza të përbashkëta;
3. Eshtë përgjegjës për menaxhimin e komunikimit dhe ndarjen e informacionit midis njësisë së projektit ë Mekanizimit dhe zyrave qëndrore Tiranë;
4. Realizon shërbime mbështetëse për projektin sipas fushës së kompetencës dhe është përgjegjës për organizimin e dokumentacionit. Mbulon cështjet administrative;
5. Mbështet Menaxherin e Projektit në implementimin dhe monitorimin e detyrave në përputhje me objektivat, kërkesat dhe strategjitë e projektit;
6. Përpilon raporte të ndryshme si dhe dokumentacion teknik në programe kompjuterike si AutoCad dhe MS Projects;
7. Kryen funksione të tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Projektit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet. Eksperiencë në Menaxhim Projektesh dhe njohuri të avancuara në programet AutoCad dhe MS Projects është e domosdoshme;
Aftësi:
• Aftësi të avancuara të gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar;
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Ndjenjë Përgjegjësie;
• Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura përpara datës 25.02.2015:
• CV të Detajuar;
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.
 


Apply
Back
Top