• Tirane, ofrohet Koordinator projekti

Për plotësimin e vendit të lirë të punës në projektin NETCET të Shoqatës Herpetofauna Shqiptare, në pozicionin “Koordinator i Projektit” (Project Officer)

Baza ligjore: Mbeshtetur ne nenin 19/1 dhe 20 të kodit të punës, si dhe neni 11 e në vijim të Kodit të Procedurës Administrative.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
1. Të jetë mbi 25 vjec.
2. Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Biologji.
3. Të ketë experience pune në projekte.
4. Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në kriteret e veçanta të shpalljes së këtij konkurrimi.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
1. 1. Koordinimin e menaxhimin e detyrave të projektit “Network for the Conservation of Cetaceans and Sea turtles in Adriatc”- NETCET me të gjitha hallkat përbërëse të tij si dhe me FLCO, anëtarët e Bordit dhe raportimin me partnerët dhe të tretët.
2. Përgatitje e informacioneve, raportimeve me shkrim, për të dhënat teknike, administrative dhe financiare tek FLCO dhe Lead Beneficiary.
3. Koordinimi i punës me financierin, ekspertin ligjor, ekspertëve të kontraktuar me kohë të pjesshme, drejtuesin e projektit dhe raportimin në bordin drejtues
4. Përgatitja e udhëzimeve për tenderat si dhe sigurimi dhe grumbullimi i dokumenacionit për tenderat e parashikuar nga projekti.
5. Raportim me shkrim lidhur me problemet dhe detyrat për SHHSH që dalin nga konferencat, mbledhjet.
6. Ruajtja dhe arshivimi i të gjithë dokumentacionit që ka lidhje me projektin.
7. Kontraktori do të bashkëpunojë me për përgatitjen e buletinit informativ, do të koordinojë komunikimet rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve të realizuara si dhe shpërndarjen e tyre sipas rastit e interesit në nivel lokal.
8. Kontraktori do të koordinojë punën në organizimn e takimeve me peshkatarët në portet Shqiptare.
9. Do të koordinojë punën për monotorimin e breshkave detare të rëna në rrjetat e peshkimit, apo të ngordhura përgjatë bregdetit.
10. Kontraktori cdo fund muaji do të raportojë me shkrim (elektronikisht) për orët e punës që ka kryer.

Kushte të veçanta:
- Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkencat Biologjike/ mjedisore.
- Eksperiencë jo më pak se 3-vjet në projekte mjedisore.
- Të ketë njohuri të gjera në lidhje me problematikat e projekteve mjedisore si dhe njohuri të thelluara lidhur me breshkat detare. Të ketë njohuri në idhje me legjislacionin mjedisor, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
- Të njohë gjuhën angleze.

Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e shoqatës, dokumentet e dosjes së tij personale:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
- Një kopje të jetëshkrimit.
- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
- Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njesuar pranë Ministrisë së Arsimit.
- Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
- Fotokopje të kartës së identitetit.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati nga data 19.02.2015- 18.03.2015. Në date 18/03/2015 shallet fituesi.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 10 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

a. 2 pikë për nivelin e kualifikimit
b. 3 pikë për eksperiencën
c. 5 testim me gojë

Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 7 pikë (70 % të pikëve).

Komisioni, pasi shqyrton dosjet e aplikantëve i merr ata në intervistë me gojë.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik në adresën: . Myslym Shyri, P. 10, Sh. 1, Ap. 3 Tiranë
Për më shumë informacion për projektit NETCET dhe veprimtarinë e tij mund të vizitoni edhe faqen http://www.netcet.eu

Me respekt,
Shoqata Herpetofauna Shqiptare
 
Back
Top